Vuçiç bëhet “tapë” në panair, presidenti serb ankohet se Rama s’ka pirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Beograd u mbajt dje panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në panair ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Por duket se panairin e ka shfrytëzuar më shumë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb e ka marrë seriozisht për të provuar sa më shumë lloje të verërave.

Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg presidentit.

Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar, por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiç më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV