Qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është 37-vjeçari me 3 emra?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallet në kërkim shtetasi Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie (Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj). I shpallur në kërkim është një emër i njohur për policinë, pasi në janar të këtij viti ai ka mbetur i plagosur.

Në datën 05.01.2022, shtetasi Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Haxhiraj, ka 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policëve, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë.

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, më 5 janar, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Haxhiraj, ende nuk ka një autor, ndërsa i plagosuri nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se ‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’. Në kohën kur iu bë atentat kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën. Mjeti ishte djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi. Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit.

Të fundit

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Lajme të tjera

Web TV