Milani arriti të triumfonte me rezultatin 3-2 ndaj Interit, në derbin që prodhoi emocione të shumta. Ndërkohë një video me protagonist turkun Hakan Calhanoglu ka bërë xhiron e rrjetit, duke marrë komente të shumta.
Para ndeshjes, ish-mesfushori i Milanit, që tani luan për Interin, nuk ia dha dorën ish-bashkëlojtarit të tij, Theo Hernandez. Në video shihet Calhanoglu, i cili ua jep dorën të gjithë futbollistëve të Milanit, përveç Theos.
Ngelet për t’u sqaruar nëse ky veprim është bërë me vetëdije apo jo nga futbollisti zikaltër. Mbrojtësi i Milanit nuk e ka pritur mirë këtë gjest dhe menjëherë e ka goditur lehtë me shuplakë pas koke. Dy futbollistët kanë shkëmbyer disa fjalë e pë mas ka vazhduar secili në detyrat e veta.