Rama për “Der Spiegel”: Putin përmend Kosovën dhe nxit konflikt në Ballkan!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel” ku ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës si dhe për luftën në Ukrainë.

Rama është shprehur për revistën gjermane se vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri dhe se tashmë Serbia e Kosova janë në një proces pajtimi.

Ai shtoi se Putini vazhdon dhe e përmend Kosovën, duke theksuar se Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë.

“Vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte i duhuri. Në fund të fundit, tani ka edhe një proces paqeje dhe pajtimi, edhe nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Putin thotë: Kosova, Kosova, Kosova. Rusia po nxit konfliktin në Ballkan dhe po rrezikon paqen e brishtë. Ajo do të ishte e kënaqur nëse diçka do të lëvizte në drejtim të konfliktit”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se kohët e fundit në Ballkan ka nisma inkurajuese si ajo e “Ballkanit të Hapur”, duke përmendur ish-kancelaren Angela Merkel, e cila sipas tij ka mbështetur nismën përmes “Procesit të Ballkanit”.

“Kohët e fundit ka pasur edhe zhvillime inkurajuese në Ballkan. Kështu që unë dua që Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi të krijojnë një lloj minizone Schengen për të bërë shkëmbime më të mira”.

Të fundit

Sylvinho nëpër Europë për futbollistët shqiptarë, ndalet në Angli

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues të Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së...

Holandë, vidhet thesari më i çmuar rumun gjatë një ekspozite

Disa nga thesaret më të çmuara kombëtare të Rumanisë u vodhën mëngjesin e sotëm në Holandë, duke shkaktuar tronditje dhe zemërim si në Rumaninë,...

Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike

Thoma Gëllçi Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, partitë kryesore politike shqiptare, si Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS), kanë...

“Ku u bazua gjyqtarja që unë isha ‘hajduti’?”/ Ish-ministri Beqaj Letër publike

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar me anë të një letre publike, e cila është publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, në lidhje me...

VIDEO/ “Për Ty”, Dafina Zeqiri i dedikon këngë djalit të saj

Dafina Zeqiri ka një lajm të bukur për fansat e saj, duke publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për Ty”. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV