Brnabiç në Kosovë/ Tregon porosinë e Vuçiç-it: Është koha…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut u shpreh se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Brnabiç u shpreh se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.

“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha ajo.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç po zhvillon një vizitë zyrtare në Mitrovicën e Veriut. Ajo gjatë ditës së sotme zhvilloi takime me përfaqësues të listës serbe dhe qytetarët. Brnabiç u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët. Vizita e Brnabiçt në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës që prej vitit 2011.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV