Mitsotakis mesazh Ankarasë: E papranueshme që Greqia të kërcënohet me cënim sovraniteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në Pallatin Maximos Presidenten e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e cila po bën vizitën e saj të parë zyrtare në Greqi.

Në takim u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë forcuar vitet e fundit, ndërsa u diskutuan çështje me interes ndërkombëtar, rajonal dhe evropian, me theks tek energjia.

Mitsotakis e falënderoi presidenten e Sllovakisë për praninë e një force të konsiderueshme sllovake në forcën paqeruajtëse të Qipros UNFICYP dhe për pozicionin parimor që ajo mban në çështjen e Qipros dhe që vendos në qendër respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në takim, kryeministri grek theksoi se revizionizmi dhe ndryshimi i kufijve nuk mund të tolerohen, siç tregohet nga pushtimi rus i Ukrainës. Lidhur me retorikën agresive në rritje të Turqisë, Kyriakos Mitsotakis përsëriti se qëndrimi i përhershëm i Greqisë është dialogu i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare të detit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që Greqia të marrë kërcënime që shkojnë deri në vënien në pikëpyetje të sovranitetit grek nga një vend që është aleat në NATO.

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV