Reforma zgjedhore/ PS: A e shtyjmë? PD: E shtyjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rënë dakord të shtyjnë edhe me 6 muaj punën e komisionit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe atë të Reformës Territoriale. Kur pritet të dekretohet edhe data e zgjedhjeve lokale, dy forcat kryesore politike nuk mundën të arrinin në një draft të unifikuar për ndyshimet zgjedhore.

Partitë politike nuk u treguan aspak serioze për të finalizuar reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Reforma Zgjedhore që pritej të ishte e zbatueshme në zgjedhjet e ardhshme, i ka humbur shanset për tu draftuar në një akt të unifikuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndryshimet zgjedhore mesa duket nuk i intereson në këtë kohë as PS-së dhe as PD-së. Komisioni i Posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore vendosi t’i propozojë seancës plenare zgjatjen e afatit me 6 muaj. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në dakordësi me opozitën, propozoi shtyrjen me 6 muaj të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Vendimi kaloi me konsensus duke vendosur që veprimtaria të shtyhet deri në 10 mars 2023, kohë në të cilën partitë politike do të kenë zbritur në terren për zgjedhjet e përgjithshme vendore. 6 muajt e parë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ishin një dështim në veprimtarinë parlamentare, pasi nuk prodhuan asnjë rezultat.

Deputetët kërkuan të marrin edhe gjashtë muaj të tjerë kohë në mënyrë që të hartojnë amendamentet e nevojshme për të plotësuar mangësitë në organizimin e proceseve zgjedhore. Po ashtu, Gjiknuri propozoi edhe emrat e ekspertëve.  Kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se grupi i ekspertëve duhet të funksionojë si i tërë. “Mos kalojmë këto diskutime si takime politike, ka nevojë për një agjende politike të punës së komisionit dhe të grupit të ekspertëve. Pra, duhet përcaktuar një axhendë takimesh. Ka nevojë për të vlerësuar problematikat e OSBE/ODIHR, problematika që nxjerrin të gjithë anëtarët e komisionit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese për t’i parë në tërësi dhe për një reformë zgjedhore që të na shërbejë jo vetëm në zgjedhjet vendore por dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai.

Lexo edhe :  Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek 'Gjuha e Huaj'

Në përgjigje të deputetit Mediu, Gjiknuri u kërkoi ekspertëve programin e punës sipas temave dhe me afat indikativ. Në fund, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ra dakord t’i propozojë Kuvendit shtyrjen e afatit të komisionit me 6 muaj, propozim i cili u votua nga të gjithë anëtarët. Mbledhja zgjati më pak se 30 minuta, por mosbesimi ndërmjet palëve u reflektua, ndonëse në rendin e ditës ishin çështje teknike si zgjatje afati dhe caktim ekspertësh. Ndonëse jo të shprehur në letër, deputetët vendosën ta ndajnë punën e komisionit në dy faza. “Reflektohen edhe disa çështje të cilat janë më emergjente siç janë ata që prekim për aq sa prekin edhe çështjet e zgjedhjeve vendore pasi ju të sillni produktin, në një kohë sa më të shpejtë do të mblidhemi sërish”, tha Enkelejd Alibeaj. Emergjenca e amendamenteve për nenet e Kodit që prekin zgjedhjet vendore është edhe më e madhe në një kohë kur Presidenti i Republikës pritet të dekretojë datën për lokalet 2023.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV