Ndër temat e supersfidës së luajtur këtë javë PSG-Juventus në Ligën e Kampionëve ka qenë sigurisht reagimi i fortë i mbrojtësit Sergio Ramos për një ndërhyrje jo fort të bukur të Leandro Paredes, një ish-i, ndaj Mbappe.
Mesfushori, tashmë bardhezi, e goditi francezin me këmbë, duke shpërthyer zemërimin e rivalëve të tij parizienë. Shumë i “zjarrtë” ishte ish-kapiteni i Real Madridit, i cili vuri në punë menjëherë muskujt duke u paraqitur me një fytyrë të ashpër përballë ish-shokut të skuadrës.
Një reagim që kishte bërë njerëzit të flisnin dhe që vetë Sergio Ramos donte ta shpjegonte më pas për “TNT Sports”: “Këto janë zënka që lindin në fushë dhe duhet të mbeten aty. Në fund të fundit, të gjithë duhet të mbrojnë interesat e tyre.
Kur bilbili i fundit mbërrin, shtrëngoji duart kundërshtarit dhe mbaron aty. Në vend të kësaj, gjatë lojës duhet të jesh gati të vra*ësh për shokët e skuadrës. Nuk ka asgjë personale me askënd”.
Më poshtë, një postim në Twitter ku mund të shihni veprimin dhe reagimin e qenërmbrojtësit parizien ndaj mesfushorit të Juventusit.