Rama: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800 KWH, kush harxhon më shumë paguan mbi çmimin e mbrojtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish paketën kundër krizës që qeveria prezantoi sot, duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate, Grida Duma. Kjo e fundit tha se kush shpenzon më shumë se 7600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.

Në Twitter, Rama ka shpërndarë postimin e deputetes së PD dhe shkruan se 7×7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh prodhojnë një faturë 9120 lekë dhe se kush do harxhojë më shumë do paguajë çmimin 42 lekë me TVSH.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!

Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!”, shkruan Rama.

Të fundit

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk i ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Lajme të tjera

Web TV