Paketa e dytë e Rezistencës Sociale, Manastirliu: Rritet ndihma ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar janë ndër kategoritë që do të përfitojnë nga Paketa e dytë e Rezistencës Sociale për grupet në nevojë. Duke folur për mbështetjen e këtyre grupeve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha në Kuvend se Paketa e dytë e Rezistencës Sociale është e qëndrueshme dhe do të mundësojë rritjen për herë të dytë brenda vitit të ndihmës ekonomike.

“64 mijë familje do të mbështeten duke filluar nga 1 Tetori me 10% të rritjes së masës së ndihmës ekonomike. Do të dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Pasi kemi trefishuar masën e mbështetjes për fëmijët jetimë, për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, jemi duke dyfishuar mbështetjen dhe masën e ndihmës ekonomike për të moshuarit mbi 65 vjeç, për të moshuarit e vetmuar, për të moshuarit pa pension pleqërie, për të moshuarit pa pension social”, bëri me dije Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se me Paketën e re, mbështetje do të ketë edhe për personat me aftësi të kufizura.

“Ne indeksojmë masën për pagesat e personave me aftësi të kufizuara 7.5%. Janë më shumë se 70 mijë persona me aftësi të kufizuar që iu indeksohet pagesa mujore. Dhe janë mbi 18 mijë ndihmës apo kujdestarë të tyre, që po ashtu përfitojnë nga indeksimi. Kemi vendosur që të mbështesim kategorinë e personave të cilët janë të verbër, të kategorisë së parë dhe të dytë dhe gjithashtu ata të cilët janë paraplegjikë dhe tetraplegjikë me status, duke i garantuar edhe rritjen e mbështetjes për energjinë elektrike”, tha Manastirliu.

Pas rritjes 10% të pagesës së ndihmës ekonomike në Janar 2022 dhe dyfishimit dhe trefishimit të saj për kategori të caktuara, si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit, etj, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale mundëson rritja e pagesës së ndihmës ekonomike me 10% për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për 15 mijë gra kryefamiljare dhe fëmijë; dyfishimin e ndihmës ekonomike për më shumë se 5900 të moshuar të vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social. Paketa e Rezistencës Sociale e sapomiratuar mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar si dhe rrit mbështetjen për energjinë për mbi 11 mijë persona të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV