Mbretëresha ndryshoi testamentin në gusht/ Ja kush i merr tani 447 milionë dollarët e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elizabeta II thuhet se ka ndryshuar në muajin gusht testamentin e saj. Mediat britanike raportojnë se ajo i ndaloi princit Harry çdo përfitim nga pasuria e saj pas vdekjes.

Përveç djalit të dytë të Charles dhe Lady Dianës, jashtë testamentit kanë mbetur edhe dy fëmijet e Harry: djali i madh Archie dhe vajza Lilibet e quajtur kështu për nder të sovranes.

Sipas vlerësimeve të Forbes, monarkia britanike vlen në tërësi 88 miliardë dollarë dhe vetë Madhëria e Saj zotëronte personalisht 447 milionë dollarë të cilat tani duhet të ndahen për familjen e tij.

Për javë të tëra, tabloidët anglezë i kanë kushtuar vëmendje ndarjes së trashëgimisë duke supozuar se ata që nuk do të shohin asnjë qindarkë të kësaj vlere të pamasë do të jenë “rebeli Harry”, i cili mbërriti i fundit në Balmoral – pasi Pallati Buckingham kishte nxjerrë lajmin e vdekjes së mbretëreshës dhe u largua i pari në mëngjes.

Il principe Harry lascia la Scozia: in partenza verso Londra

Mediat kanë publikuar foto të tij që e tregojnë të zymtë në fytyrë dhe pa asnjë familjar të afërt, por në vetmi të plotë. Shkak i vendimit të Elizabeth për të ndryshuar testamentin duhet të ketë qenë vendimi Harryt dhe bashkëshortes së tij Meghan për të dhënë dorëheqjen nga familja mbretërore.

Më pas pati disa sjellje armiqësore ndaj familjes siç ishte intervista e bujshme që Harry dhe Meghan i dhanë ekskluzivisht Oprah Winfrey. Edhe nëse u përjashtua nga testamenti, Harry sigurisht nuk mund të konsiderohet i varfër. Kur vdiq Princesha Diana në 1997, paratë e saj u ndanë në mënyrë të barabartë midis dy fëmijëve.

5 vjet më vonë, kur vdiq nëna mbretëreshë, princi trashëgoi 27 milionë dollarë më shumë sesa vëllai i tij më i madh William.

Lexo edhe :  Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

“Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. William është i dyti në radhën e fronit dhe nëna e Mbretëreshës Elizabeth donte të mbronte të ardhmen financiare të Harry” – shpjeguan ekspertët.

Nëse mbretëresha e ka përjashtuar vërtet Harry nga trashëgimia ai nuk ishte pjesë e ndarjes së një pasurie me rëndësi të konsiderueshme. Sipas Forbes, pasuria personale e Elizabeth është 85 milionë dollarë të marra nga Nëna Mbretëreshë dhe 12 milionë dollarë nga bashkëshorti i saj Princi Philip pas vdekjes së tij.

Gjithashtu në lojë janë 300 bizhuteritë e famshme në pronësi të Madhërisë së Saj. Sipas thashethemeve të shtypit, ato do të shkojnë vetëm te gruaja e Princit William, Kate Middleton dhe te mbesa e saj e dashur Charlotte. Nga gjithë ato rubinë, diamante, perla dhe ar, Lilibet dhe Meghan nuk duhet të kenë asgjë.

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV