Gjithë bota e shqetësuar për krizën e energjisë, por ky fshat nuk ka patur kurrë drita!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithnjë e më shumë, çdo familje kudo në botë, po shqetësohet për faturën e energjisë.

Mirëpo, kurrë nuk na ka shkuar ndër mend që  të jetojmë pa energji.

Mirëpo, diku tjetër në një cep të botës, ka një fshat që është është më pak i prekuri nga ky shqetësim.

Santa Cruz, një vendbanim i hershëm i fiseve Maja, në Amerikën Qendrore, shtrihet në një luginë të vogël mes maleve të thepisura në Belize. Në këtë fshat, banorët e paktë në numër jetojnë ende në banesa me çati kashte dhe merren me kultivimin e misrit, patates dhe kakaos.

Kjo është një mënyrë jetese që ka mbetur e pandryshuar për shekuj me radhë. Ky komunitet jeton në harmoni të plotë me natyrën, duke qëndruar larg çdo zhvillimi teknologjik.

shkembi 1280x720

“Ne jetojmë me tokën, diellin, shiun,” – thotë Jose Mes, një nga drejtuesit e komunitetit të Santa Cruz. Ai shpjegon se ka qenë dëshirë e vetë banorëve për të jetuar si të parët e tyre, por është ndikuar edhe nga kushtet e vështira. Fshati, shtrihet shumë larg rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, duke e bërë të vështirë dhe të kushtueshëm elektrifikimin e kësaj zone.

Së fundmi, fshati po sheh një rritje të turizmit nga vizitorë të shumtë që vijnë për të parë gjurmët e fiseve Maja. Qeveria po tenton të zhvillojë infrastrukturën, të ndërtojë hotele, si dhe shumë shërbime të tjera për vizitorët. Megjithatë, kjo nuk po i pëlqen aspak komunitetit vendas, madje ata janë të shqetësuar, pasi mendojnë se këto zhvillime mund të rrezikojnë trashëgiminë e tyre, të ruajtur me aq fanatizëm deri më sot.

Të fundit

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

Lajme të tjera

Web TV