‘Mos e sill me vete’, ja pse Meghan nuk shkoi pranë Mbretëreshës në orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry  që të mos e sillte gruan e tij, Meghan Markle në Kalanë Balmoral, ku qëndron trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth

Mes tragjedisë personale familjare, kur Mbretëresha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 96-vjeçare, në familje mbretërore po luhet një tjetër dramë e që protagonist kanë Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Sipas The Sun , Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. “Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën. “Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte pasi të pranishëm do ishin vetëm familja e afërt”, shton burimi.

Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur. Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj të monarkut të moshuar, Charles dhe Anne, ishin të pranishëm kur mbretëresha ndërroi jetë.

Fëmijët e saj të tjerë, Andrew dhe Edward, erdhën më pas në një aeroplan me princin William, i cili tani është i pari në radhën e fronit. Eduardi shoqërohej nga gruaja e tij, Sophie, me këtë të fundit që është ishte shumë e pëlqyer nga Mbretëresha, pasi e shihte atë si një vajzë të dytë dhe ka të ngjarë të ketë qenë atje me kërkesën e saj. Edhe pse shumica kanë supozuar se Kate nuk mori pjesë sepse ishte dita e parë e fëmijëve të saj në shkollë, gjë që është pjesërisht e vërtetë, ajo e dinte se ky ishte një rast për familjen e gjakut të Mbretëreshës.

Të fundit

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Lajme të tjera

Web TV