Charles u bë mbret, por pse s’vuri kurorë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator, djali i saj i madh Charles u bë automatikisht mbret. Sot ai mori zyrtarisht fronin, por nuk vuri kurorë. Kushdo që e ka ndjekur live ceremoninë e marrjes së fronit sot, mund të ketë pyetur veten: Pse?

Do të duhet ende kohë derisa të vendosë kurorën e mbretit. Për këtë do të duhet të presim ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III.

Charles u bë mbret, por pse s`vuri kurorë?

Çfarë është një ceremoni kurorëzimi?

Gjatë ceremonisë së kurorëzimit, Charles do të inaugurohet zyrtarisht në pozicionin e tij.

Kurorëzimi është një ceremoni shtetërore dhe fetare — që zhvillohet në Westminster Abbey siç kanë ndodhur ceremonitë për gati 1000 vitet e fundit, por e organizuar dhe paguar nga qeveria.

Gjatë ceremonisë, Kryepeshkopi i Canterbury do të vendosë kurorën e Shën Eduardit në kokën e Charles. Dhe, si nëna e tij, Charles do të bëjë një betim.

Kur do të bëhet ceremonia e kurorëzimit?

Ende nuk dihet, por mund t`u referohemi të kaluarës.

Elizabeta u bë mbretëreshë në shkurt 1952, pasi mbreti George VI vdiq. Por kaloi më shumë se një vit përpara se kurorëzimi i saj madhështor në Westminster Abbey të ndodhte më 2 qershor 1953. Kurorëzimi i saj ishte i pari që u transmetua në televizion, me më shumë se 20 milionë shikues.

Të fundit

Rihanna “çmend” rrjetin me fotot bomb teksa prezanton koleksionin e veshjeve intime

Këngëtarja me famë botërore Rihhana, ka çmendur rrjetin teksa ka prezantuar koleksionin e ri të Savage X Fenty. Ylli...

Çfarë pritet të sjellë për botën partneriteti i ri Iran-Rusi?

Irani dhe Rusia, e kanë forcuar shumë partneritetin e tyre në mesin e paqëndrueshmërisë gjeopolitike globale, gjë që sinjalizon një rëndësi në rritje të...

Multivitaminat, të dobishme apo të tepërta?

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e...

A i dini benefitet e lëngut të limonit në shëndet? Ja disa prej tyre

Lëngu i limonit është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale për vetitë e tij shëruese, duke përfshirë aftësinë për të vepruar si...

Moti i keq në Tepelenë, reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullim e automjeteve

Reshjet e shumta në 12 orët e fundit kanë krijuar probleme në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh-Vlorë. Nga lartësitë, në kilometrin 3 afër fshatit Bënçë, kanë rënë...

Lajme të tjera

Web TV