Si do t’i ndalojnë të rinjtë të ikin? Kushi: Në Gjermani po plaket popullsia, por ne…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se të rinjtë po largohen nga Shqipëria sepse në vendet perëndimore, ku kërkojnë punë, janë hapur dyert sepse “po u plaket popullsia”.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës”, tha Evis Kushi.

Ministrja tregoi dhe mënyrën që ka ‘gjetur’ qeveria për t’i mbajtur të rinjtë në vend pas diplomimit.

“Për t’ju përgjigjur kësaj tendence kemi hartuar disa politika të reja. Ndërkombëtarizimi i universiteteve, financime shtesë për prgreame studimi të përbashketa më universitete prestigjioze evropiane, qëllimi ynë për të rritur cilësinë e për t’i dhënë vlerë diplomave tona s’i në universtietet më të mira të BE. Përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar, bursa studimi më të larta ndonjëherë për studentët që zgjeshin programe si bujqësia, mësuesia, turizmi, me kushtin që studentët pas diplomimit të vijonë të mbesin në Shqipëri të japin kontribut për vendin“, tha Kushi.

Deklaratat e ministres u bënë nga Kongresi Kombëtar i Arsimit i nisur sot.

Të fundit

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Lajme të tjera

Web TV