“Spiunia” e Gramshit në burg/ Miqtë e saj mbledhin 5000 euro për të paguar avokatin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Svetlana Timofeeva ishte një nga 3 shtetasit e huaj, e cila u akuzua për spiunazh pas incidentit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Së bashku me një tjetër shtetas ruse dhe një ukrainas ajo u la në burg deri në përfundim të hetimeve nga drejtësia shqiptare.

Po miqtë e saj në Rusi, nuk qëndruan duarkryq, teksa mësohet se tashmë kanë mbledhur plot 5000 euro për të paguar avokatin mbrojtës për të renë.

Ata kanë bërë një njoftim në faqen zyrtare të saj në Instagram, duke theksuar se 2350 janë mbledhur nga donacionet ndërkohë që pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Më tej ata shpjegojnë se avokati po studion dosjen e çështjes për të mbrojtur rusen në gjykatë.

“Lajm i mirë. I kemi paguar zyrës së avokatit Shehu faturën e parë prej 5 mijë eurosh. 2350 euro janë mbuluar nga donacionet që ju dërguat në llogarinë e hapur në rubla.  Ndërsa pjesa tjetër e parave janë paguar nga realbaldandbankrupt. Ben ne të jemi vërtetë mirënjohës për këtë ndihmë. Dhe duam të falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në mbledhjen e fondeve. Nuk do ishte e mundur pa ju.

Tani avokati po studion dosjen e çështjes dhe po zhvillon linjën e mbrojtjes. Nuk e dimë ende edhe sa duhet të paguajmë  dhe çfarë shpenzimesh të tjera do të mbulojmë apo sa do të zgjasë procesi. Por do të mbledhim të gjitha të dhënat për t’ju raportuar më vonë”, shkruhet në postim.

Po kush është Benjamin Rich?

Ai është një bloger britanik i cili bën video udhëtimesh dhe i poston ato në kanalin e tij në Youtube ku mban emrin Bald and bankrupt. Në maj të këtij viti ai u ndalua në një qendër të kontrolluar nga Rusia nga Kazakistan.  Ai u lirua më vonë pasi pagoi gjobën e vendosur nga autoritetet. Ndërkohë, nëse kanalin e tij në YouTube, vihet re se ai ka qenë disa herë në Shqipëri.

Lexo edhe :  Merrnin deri në 500 euro për kalimin e emigrantëve të paligjshëm,dërgohen 8 policët

Videon më të fundit në vendin tonë e ka realizuar në shtator të vitit 2020 ku ka marrë më shumë se 4 milion shikime. Rich shfaqet në sheshin Skënderbej duke folur për regjimin diktatorial të drejtuar nga Enver Hoxha.

Që aty ai merr një taksi për të udhëtuar drejt Vlorës. Në mes të videos, Rich tregon për regjimin e Enver Hoxhës dhe ndërtimin e bunkerëve. Ai thotë se kjo është arsyeja pse ka ardhur në Shqipëri ndërsa udhëton në mes të zonave më të largëta apo edhe qytete ku ka bunkerë dhe flet me banorët për arsyen e krijimit të tyre.

Të fundit

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit...

Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Organizatës...

“Gati” Shteti Bektashi, Rama: Do jetë pa taksa dhe polici

Qeveria është gati të hapë shtetin e ri të Bektashizmit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama pa dhënë një panoramë të qartë se si do...

Blushi takim me Nokën për zgjedhjet e 11 Majit

Në mungesë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit të “Jordan Misja”, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm...

KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi teknike për të regjistruar emigrantët që nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan...

Lajme të tjera

Web TV