Balluku këshillon fëmijët: Mos e lini hapur derën e frigoriferit, TV-në ndezur apo…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vijon me këshillat e saj për kursimin e energjisë.

Ajo gjatë një fushate sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë.

Po ashtu, Balluku theksoi se kërkuesit duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur.

Ajo po ashtu shtoi se dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur dhe këshilloi të vegjëlit se vëllai të heqë karikuesin nga priza.

“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Nëse kursejmë 1% të konsumit vjetor energjitik, ndërmarrjet do të shërbenin 28 milionë nga buxheti shtetit. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë.”, u shpreh Balluku.

Të fundit

A do të largohesh nga pushteti? Përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend...

Goditje e madhe për Kombëtaren, Mario Mitaj lëndohet tek Al-Ittihad

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të...

Dieta shumëngjyrëshe që ju ndihmon për të forcuar imunitetin

Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çfarë hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat...

Zyrtare/ Marcelo var këpucët në “gozhdë” pas 20 vitesh futboll të luajtur

Marcelo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte. 36-vjeçari poston një video në rrjetet sociale...

T’i bëni ‘screenshot’ bisedave në WhatsApp do jetë e rrezikshme?!

"WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky...

Lajme të tjera

Web TV