Kriza energjitike, Balluku-opozitës: Në kohën tuaj Shqipëria përmbytej, ju blinit energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike duke thënë se dezinformojnë shqiptarët por thekson se ka fakte që vërtetojnë çdo gjë. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë.

Teksa mohon këtë, zv.kryeministrja i kujton opozitës përmbytjet duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD, blinin energji elektrike.

Për energjinë vazhdon e dezinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte. Nga viti 2013 kur në Shqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë. Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë. Për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Shqipërisë i jep konsumatorëve në nevojë, sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Vendet që pasojnë janë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për çfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur çmimin e energjisë”, tha Balluku.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV