Zgjidhet filmi që do të përfaqësojë Kosovën në Oscars 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Në kërkim të Venerës” është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023. Ky film është me skenar dhe regji nga Norika Sefa.

“Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës’, një jetë-botë e një adoleshente e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë”, u shpreh Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas vendimit të komitetit selektues.

Kujtojmë që filmi ka në qendër Venerën, një adoleshente e ndrojtur, e cila rritet mes tre brezave që janë vazhdimisht nën këmbët e njëri-tjetrit në shtëpinë e tyre të ngushtë. Dikush i ka thënë: një vajzë pritet, mbi të gjitha, të mbrojë reputacionin e saj dhe atë të familjes së saj.

Përjetimi i një jete te re me shtigje të tjera, bashkë me shoqen e saj, Venera është e shtyrë të revoltohet ndaj një mentaliteti patriarkal duke kërkuar një përshtatje të nevojshme në te.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV