Vazhdon momenti pozitiv i Barcelonës pasi kalojnë përkohësisht në krye të renditjes, ndërsa pret rezultatin e Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid. Kriza është e gjitha për Elchen që renditet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
Një ndeshje që u mbyll në pjesën e parë. Verdu për Elchen do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 14′ dhe në këtë mënyrë çdo gjë u bë e lehtë për vendasit. Lewandowski në minutën e 34′ dhe Depay në 41′ shënuan në këtë pjesë të parë.
Në fraksionin e dytë do të ishte sërish Lewandowski në 48′ që do të realizonte të tretin dhe të fundit për ekipin e tij. Me tre gola dhe një lojtar më shumë, Barcelona arriti lehtësisht suksesin e pestë radhazi në kampionat.