Nga Tom Cruise te Zelensky/ Çfarë është Deepfake, fenomeni që po ‘mashtron’ gjithë botën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chris Ume është një specialist i efekteve vizuale nga Belgjika. Ai është ndoshta më i njohur si ‘imituesi’ i Tom Cruise në TikTok. Llogaria e tij u bë virale në vitin 2021 dhe ka fituar rreth 3.5 milionë ndjekës që nga fillimi i vitit 2022.

Por, përveç kësaj, Chris është bashkëthemeluesi i Metaphysic.ai dhe Every Anyone.

Ai ka thënë se thjesht po përpiqej të argëtohej kur krijoi videot ‘fake’ të Tom Cruise në TikTok me aktorin dhe imituesin Miles Fisher. Ai nuk priste që videot të bëheshin virale apo të ngjallnin aq shumë polemika.

Deepfakes are now trying to change the course of war | CNN Business

“Ne nuk po përpiqeshim të mashtronim njerëzit,” tha specialisti i efekteve vizuale në një intervistë. “Ne po përpiqeshim të zgjonim imagjinatën e tyre.”

Në videot ku Cruise shihet duke luajtur golf, duke bërë një truk magjik, ose duke treguar një anekdodë, gjithçka duket kaq reale, nga e qeshura te gjestet e deri te mimikat e fytyrës.

Por në realitet, është vetëm Fisher pas kamerës, imazhi i të cilit është trasnformuar nga teknologjia ‘deepfake’.

Pavarësisht nga qëllimi i Ume për t’u argëtuar, ka patur shumë kritika lidhur me mundësitë më të errëta se si teknologjia mund të përdoret për të mashtruar ose manipuluar njerëzit.

“U punua shumë për krijimin e këtyre gjërave,” tha Ume. “Për këtë projekt të veçantë, duhet të dini se ka punuar një aktor profesionist. Ai është një nga imituesit më të mirë të Tom Cruise. … Nga ana tjetër, unë jam një specialit efektesh vizuale. Kam gjithashtu pajisje profesionale për të punuar. Ne të dy jemi si një ekip profesionist.”

Pavarësisht nga popullariteti i tyre – ose ndoshta për shkak të tij – Ume dhe Fisher vendosën përkohësisht të fshinin videot nga llogaria @deeptomcruise TikTok.

Por çfarë është “Deepfake” dhe pse ky fenomen është kaq shqetësues?

‘Deepfakes’ janë video që tregojnë njerëzit duke bërë ose duke thënë gjëra që nuk i kanë bërë kurrë.

Lexo edhe :  Starton Big Brother VIP 4, ja kush është banorja e parë e shtëpisë

Shpërndarja e lajmeve të rreme, si një mjet politik, ka qenë prej kohësh një problem në diskursin bashkëkohor politik.

Deepfake, si pjesë e lajmeve të rreme, po bëhet dukuri e zakonshme, e cila shpejt shpërndahet në internet, rastet e së cilës, edhe për ekspertët është shumë vështirë ta shohin dallimin midis fotove apo videove autentike dhe të rreme, ndërsa konsumatorëve gjithçka u duket e vërtetë.

Deepfake, është super-armë e re e lajmeve të rreme, sepse tani, jo vetëm që është e mundur të shpërndahen dezinformacione, por ato duken edhe të besueshme.

Si një subjekt i lajmeve të rreme, ato janë video dhe fotografi të modifikuara elektronike, që i ndryshojnë ose i simulojnë njerëzit dhe ngjarjet si dhe e përdorin fuqinë bindëse të mediave audio-vizuale për të arritur efektin e tyre të rreme.

Kujtojmë që, në javën e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, në rrjet u bë virale një video e Volodymyr Zelenskyt i cili duke folur ngadalë dhe me ton të ashpër i bënte thirrje ukrainasve të dorëzoheshin. Ai fliste në gjuhën ukrainase teksa qëndronte pas një podiumi të bardhë presidencial me stemën e vendit të tij dhe koka kishte një kontrast të madh me pjesën tjetër të trupit, prandaj të gjithë e identifikuan shpejt si një video të rremë të punuar me “deepfake”.

Po ashtu, përmes kësaj teknologjie, së fundmi, në skenën e “America’s Got Talent” u shfaq edhe Elvis Presley, duke lënë gojëhapur të gjithë, sepse lëvizjet, kërcimi, pamja ishin identike si kur ikona e muzikës ishte gjallë.


Megjithatë, ky nuk është një fenomen i viteve të fundit. Manipulimi me foto për qëllime politike daton që nga fillimi i shekullit 20, gjatë diktaturës së Stalinit në Bashkimin Sovjetik, kur politikanët të cilit ishin ‘të refuzuar’ nga partia, u ndryshoheshin fotografitë.

 

Të fundit

“Problem, mbikualifikimi”/ Greqia dhe Italia, dy vendet ku shqiptarët emigrojnë më shpesh

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa...

“Dorëzohet” SPAK, kërkon pushimet e çështjes ndaj babait të Arbër Çekaj

Për të dytën herë radhazi, SPAK i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër...

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë për Konferencën e Londrës

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke shënuar një...

23 Dhjetor 2013/ Vdes “babai” i armës automatike famëkeqe, Mikhail Kalashnikov

Mikhail Kalashnikov ishte një gjeneral dhe inxhinier ushtarak, i njohur kryesisht për krijimin e modelit të pushkëve të sulmit AK-47, ose Kallashnikov siç quhen...

Inovacioni/ Versioni i fundit i ChatGPT e ka kaluar (pothuajse) testin Turing

ChatGPT4 po mëson të kamuflohet mirë: tani është në gjendje të zhvillojë një bisedë të vërtetë dhe në 54% të rasteve ngatërrohet me një...

Lajme të tjera

Web TV