Homazhet për mbretëreshën, Fevziu udhëton drejt Londrës: Në radhë duhet të presësh 19 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e fundit e homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II. Arkivoli i saj do të qëndrojë në Westminster Hall deri në orën 6:30 të mëngjesit nesër, dhe pastaj do të përcillet për në banesën e fundit.

Sakaq, gazetari Blendi Fevziu ka udhëtuar drejt Londrës dhe momentalisht ndodhet në Westminster Hall. Ai ka dhënë detaje mbi atë që po ndodh në Britaninë e Madhe.

“Homazhet nuk kanë ndaluar për asnjë sekond. Radha të paktën dje në mbrëmje raportohej rreth 19 orë, pra personat që dilnin nga holli i Westminster deklaronin se kishin qëndruar rreth 19 orë në radhë. Këtë moment unë ndodhem në krah të Buckingham Palace, ku është përcaktuar vendi ku do të vendosen lulet dhe mesazhet që qytetarët britanikë dërgojnë për Mbretëreshën Elizabeth II në nder të saj.

Është një hapësirë prej hektarësh të tëra ku janë vendosur lule dhe mesazhe nga çdolloj moshe dhe nga çdolloj vendi të botës. Janë me qindra-mijëra njerëz që lëvizin nëpër një radhë për të ardhur dhe janë instruktuar të mos qëndrojnë më shumë se 5 minuta për të ju hapur radhën të tjerëve që vijnë”, tha Fevziu.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV