Miss Hungaria tregon makthin me biznesmenin shqiptar: Më kërkoi ta puthja,kur refuzova…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miss Universe Hungaria 2021 ka rrëfyer në një intervistë televizive se një muaj më parë ajo është ngacmuar nga një biznesmen i cili ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh.

Viktoria Jazmin ka treguar se ajo kishte aplikuar në një agjenci modelingu për një fotosesion në Ohër bashkë me 11 vajza të tjera por ajo që i ndodhi gjatë atyre ditëve iu shndërrua në një makth.

Më kërkuan të xhiroja një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, por gjithsej 12 modele. Ishte një ekip ndërkombëtar, ne ramë dakord për detajet në një grup të përbashkët mesazhesh. Më në fund mbërrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit, afër kufirit me Shqipërinë, një muaj më parë. Ajo thotë se ambienti ishte i mrekullueshëm dhe burri ishte i këndshëm në fillim. Megjithatë, pas pak ditësh, situata u kthye në një makth.

Stafi i hotelit më mori pasaportën, unë kudo ku shkoja ndiqesha nga dikush. Biznesmeni donte të më përqafonte, më kërkoi ta puthja, m’u afrua pak me dhunë, por unë refuzova. Kur e bëra këtë ai u kthye dhe më tha: Unë të vras dhe të hedh në liqen, që të mos gjendesh më për 20 vitet e ardhshme. U tremba, por nuk e tregova dhe piva dy gota verë. Nuk mbaj mend asgjë pas asaj nate, duhet të ketë hedhur diçka në pijen time pasi isha pa ndjenja. Të nesërmen, Viktória i tha babait të saj dhe vajzave në grupin e mesazheve se ajo ishte në telashe kështu që vendosi të largohej nga hoteli ku po qëndronte. Ajo thotë se nëse do qëndronte më shumë në atë hotel pranë atij biznesmeni, trupi i saj do të shitej bashkë me organet te trafikantët që merren me këto punë. Modelja e ka bërë këtë rrëfim që edhe koleget e shoqet e saja që kanë përjetuar diçka të tillë të reagojnë dhe të zbulohet se kush qëndron pas këtij rrjeti trafikantësh.

Lexo edhe :  3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Një modele kroate e quajtur Valeria Pavelin ka rrëfyer se ka qenë ajo që ka njoftuar policinë dhe Interpol për rastin e shoqes së saj. Modelja thotë se ky biznesmen që nga ngacmuar Miss Hungarinë dhe që është trafikant, është me origjinë shqiptare.

Ai më kërcënoi kur mori vesh se kisha lajmëruar policinë, Interpolin dhe prindërit e Jazminit. Ai është trafikant shqiptar dhe jo maqedonas. Ky person organizon sesione fotografish pranë Shqipërisë, sepse është shumë më e lehtë t’i dërgosh vajzat nga atje, ose nëse ka ndonjë problem, mund të shpëtojë më lehtë vetë.

Interpoli është aktualisht duke hetuar personin në fjalë që pretendoi se ishte biznesmen.

Të fundit

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë...

Lajme të tjera

Web TV