Dhjetë ditë pas vdekjes, mbretëresha Elizabeth do të niset sot në mëngjes për në banesën e fundit. Në Londër kanë zbritur rreth 500 udhëheqës botëror dhe delegatë të huaj, ku mes tyre është edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Vendin e saj e zuri djali i saj Charlsi III. Vetë monarkja ka hipur në fron në vitin 1952, duke thyer rekordin në kohë e të gjithë paraardhësve të saj
Sot do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa udhëheqësit botërorë kanë mbërritur në Londër. Udhëheqësit botërore kanë mbërritur në Londër, për të marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës Elizabeta ditën e hënë. Avioni Air Force One, me në bord presidentin amerikan Joe Biden dhe bashkëshorten Jill u ul në aeroportin e Stansted në Londër mbrëmjen e së shtunës. Biden është mes 500 krerëve të shteteve dhe delegatëve të huaj që janë ftuar të marrin pjesë në funeral, në atë që do të jetë grumbullimi më i madhe i liderëve botërorë në dekada.
Ceremonia
Të dielën është dita e 4 dhe e fundit kur publiku do të mund t’i bëjë homazhe monarkes së ndarë nga jeta më 8 shtator, në Ëestminster Hall. Dje në mbrëmje, rreth orës 20:00, është mbajtur një minutë heshtje rreth Britanisë së Madhe dhe sot arkivoli me trupin e mbretëreshës do të zhvendoset në Abacinë e afërt të Ëestminster- it për funeralin. Qytetarëve u është kërkuar të respektojnë heshtjen në shtëpitë e tyre, nëpër rrugë me fqinjët, ose në evente komunitare dhe manifestime me qirinj. Një shërbesë me lutje do të mbahet pranë skulpturave 30 metra të larta me dy koka kuajsh pranë Falkrik, e 96 fenerë, për secilin vit të jetës së mbretëreshës do të lëshohen në ujë pranë statujave. Funerali i mbretëreshës do të shfaqet në ekranë gjigantë të vendosur në parqe, sheshe e kinema rreth Britanisë së madhe. Një natë me parë, tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës kanë qëndruar për 15 minuta pranë arkivolit ku shtrihet gjyshja e tyre, mbretëresha Elizabeth, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Me kërkesë të mbretit, të dy princat Ëilliam dhe Harry veshën uniformën ushtarake. Arkivoli me trupin e pajetë të mbretëreshës ndodhet në Ëestminster Hall, në Pallatin e Ëestminsterit, ku do të qëndrojë deri në mëngjesin e sotëm kur do të bëhet edhe funerali, të hënën e 19 shtatorit. Arkivoli i mbyllur po ruhet në një vigjilje të vazhdueshme nga ushtarët e njësive që i shërbejnë Shtëpisë Mbretërore.
Camilla, gruaja e mbretit
Bashkëshortja e mbretit Charles III, Camilla ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka folur për mbretëreshën Elizabeth. Camilla thotë se mbretëresha “gdhendi rolin e saj” në një botë të dominuar nga burrat, ndërsa shprehet se kurrë nuk do ta harrojë buzëqeshjen e saj. Camilla kujton “sytë e mrekullueshëm blu” të mbretëreshës së ndjerë dhe “buzëqeshjen e paharrueshme”. Camilla ishte katër vjeç kur Elizabeth II u ngjit në fron në vitin 1952 dhe ajo tregon dokumentarin: “Unë jam 75 vjeç tani dhe nuk më kujtohet askush përveç Mbretëreshës që ishte atje”. Ajo gjithashtu tregon për dokumentarin e BBC-së se si vjehrra e saj e ka skalitur rolin e saj për shumë vite nga “pozicioni i vështirë” i të qenit një “grua e vetmuar” në një botë të dominuar nga meshkujt. Camilla i është bashkuar mbretit Charles III në një sërë ngjarjesh publike për të shënuar vdekjen e mbretëreshës së ndjerë dhe ngjitjen e tij në fron. Kryeministrja Liz Truss do të ketë gjithashtu një audiencë me Mbretin e ri përpara se të marrë pjesë në pritjen e tij për vizitat e krerëve të shteteve në Pallatin Buckingham. Ngjarja zyrtare shtetërore do të shohë liderët botërorë dhe të ftuarit jashtë shtetit në pallat, përpara pjesëmarrjes së tyre në funeralin e Mbretëreshës.
Transporti
Fluturimet u anuluan për të ndaluar zhurmën e avionit që shqetësonte funeralin e Mbretëreshës. Më shumë se 100 fluturime në aeroportin Heathroë do të anulohen për të parandaluar procedurat shqetësuese të zhurmës së avionëve në Ëestminster Abbey dhe Ëindsor Castle për funeralin e Mbretëreshës. Aeroporti perëndimor i Londrës njoftoi se 15% e 1200 fluturimeve të tij që do të ngrihen ose ulen të hënën do të ndërpriten. Transporti për Londrën (TfL) po përgatitet që rreth një milion njerëz të vizitojnë kryeqytetin për funeralin shtetëror të Mbretëreshës. Rreth 250 shërbime shtesë hekurudhore do të funksionojnë – duke përfshirë disa trena gjatë natës – dhe National Highëays ka pezulluar mbylljet e planifikuara të autostradave në të gjithë Anglinë.
Me ftesë të mbretit Charles III
Presidenti Begaj me bashkëshorten niset drejt Londrës për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II
Me ftesë të mbretit Cherles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth-it, presidenti i vendit Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj, do të nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II. Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham. Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës. Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Ëestminster Abbey në Londër. Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron, në moshën 96-vjeçare, duke i lënë fronin Mbretit Charles.