“Gjigantët e Artë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet dhe e diela e futbollit, ditë e cila shënon krizën e Juventusit dhe Interit, të mposhtur respektivisht nga Monza dhe Udinese. Këtu do të jetë fokusi i mediave sportive italiane për ditën e sotme.

Nga ana tjetër, në Spanjë, mediat vendase do të fokusohen plotësisht tek fitorja e ekipit kombëtar në Eurobasket.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me polemikën për dy italianët e mëdhenj: “Nën akuzë”. Juve dhe Interi prekin krizën. Allegri i vetëm dhe i hutuar, i tradhtuar nga Di Maria, me Monza- që bën histori. Udinese vazhdon serinë pozitive prej 5 fitoreve të njëpasnjëshme, duke i dhënë “leksion” Interit.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 19/09/2022

“Kvaratskhelia komando” është titulli i Corriere dello Sport. Testi i pare i forcës dhe pjekurisë së Napolitanëve. Spalletti në krye të tabelës bashkë me Atalantën.Faqja e parë Corriere dello Sport 19.09.2022

Tuttosport shkon në sulmin e trajnerit të Juventusit me titullin: “Të burgosurit e Allegrit”. Situata nis të bëhet delikate për bardhezinjtë, të cilët reflektojnë për të ardhmen e trajnerit.Home Tuttosport 19/09/2022

“Kampionët e filmave” ka shkruar e përditshmja madrilene AS. Spanja mundi Francën 88-76 dhe u shpall kampione e Eurobasket.Kopertina sportive të hënën 19/9/2022

Prestigjozja Marca hapet me titullin: “Spanja kampione e Eurobasket 2022”. Dukej e pamundur, por ata ia dolën. Nga ana tjetër, Real Madrid mundi 2-1 Atleticon dhe fitoi derbin.Kopertina sportive të hënën 19/9/2022Edhe katalanasja Sport fokusohet tek fitorja e Spanjës, duke vendosur titullin: “Gjigantët e Artë”.Kopertina sportive të hënën 19/9/2022“Të veshur me ar” ka shkruar Mundo Deportivo.

L’Esportiu hapet me titullin: “Pauzë e mirë”. Barça mbërrin në pushimin e kombëtareve me vendin e dytë në ligë, 18 gola të shënuar dhe vetëm një gol të pësuar.

Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport hapet me debutimin historik: “Maja e tabelës”. Ethan Nwaneri (15 vjeç, 181 ditë) vendos rekord si debutuesi më i ri në historinë e Premier League. Arsenal ruan vendin e parë në renditjen e pikëve.

Lexo edhe :  Lojtari gjerman bën çudinë! Refuzon Realin dhe Barcelonën!

Të fundit

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV