Vizita në Uashington, Veliaj: SHBA në krah të Shqipërisë për sigurinë kibernetike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson tepër të suksesshme vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Report tv, Veliaj thekson se marrëdhënie e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e jashtëzakonshme dhe se kjo marrëdhënie është përkthyer në disa vepra konkrete që e dëshmojnë.

“Në disa çështje të rëndësishme globale Shqipëria ka pasur një rol shumë më të madh sesa madhësia e saj. Pra mund të themi se i ngjan një boksieri me peshë të vogël por që ‘ka grushtuar’ me shumë dinjitet në një peshë më të madhe të politikës globale. Takimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe refreni për Shqipërinë ka qenë shumë i mirë nga të dyja palët”, tha Veliaj.

Duke folur për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane, Veliaj tha se një pjesë e punës për të rikthyer shërbimet është realizuar.

“Lajm i mirë është që gjërat janë rikuperuar. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi për këto sulme edhe në të ardhmen. Ajo që pashë në SHBA është se ka një vullnet për të qenë sa më pranë Shqipërisë. Do të kemi ndihma konkrete edhe në të ardhmen jo shumë të largët”, tha ai.

Të fundit

Finalja e Kupës së Mbretit, Reali për të shpëtuar sezonin apo Barcelona për tripletën

Finalja e Kupës së Mbretit në “La Cartuja” në Sevilje (sonte 22:00) do të vërë në provë treshen e...

Rikthehet “Sunny Hill”/ Pas ankesave për çmimin Festivali ul tarifat

Ka nisur tashmë puna për organizimin e festivalit “Sunny Hill” Festival. Në faqen zyrtare të këtij festivali që organizohet nga Dua Lipa dhe familja...

“12 vite s’u kujtuan, tani po shtrojnë rrugën”/ Gjunkshi denoncon në SPAK Bashkinë Dibër

Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, denoncon Bashkinë e Dibrës në SPAK, se kanë shkelur ligjin zgjedhor, duke ndërtuar rrugë në...

“Lubia nuk bëri asnjë kontroll në 5 vite”, Berisha: E dinte ku shkonin paratë

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorë në lagjen e Laprakës në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër shigjetoi Belinda Ballukun si “Lubia”...

Edi Rama takim me kandidatët për deputetë, zbulohen porositë e kryesocialistit

Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, mësohet Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS...

Lajme të tjera

Web TV