Kryeprokurori takohet me prokurorët e Veriut: Rrisni metodat hetimore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë udhëzime por edhe mesazhe të forta për prokurorët nga Shkodra. Çela ka qenë në Shkodër, për analizën vjetore të 2019 të Prokurorive në rang Apeli për veriun e vendit, ku deklaroi se Prokuroria po përballet me sfida të rëndësishme qoftë me reformën në drejtësi por dhe nevojën që ka vendi për një prokurori efikase.

“Si çdo vit analiza kristalizon atë çka është bërë gjatë këtij viti me momente pozitive dhe negative. Prokuroria po përballet me sfida të rëndësishme qoftë me reformën në drejtësi por dhe nevojën që ka vendi për një prokurori efikase. Jemi në faze rikonstruksioni. Që nga fundi i vitit prokuroria ka kompetenca të reja si antikorrupsion, antimafie dhe krimin e organizuar. Duket se me SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit.

Prokuroria e Përgjithshme tashmë gjendet në një pozicion të ndryshëm nga ç`ka qenë më herët. Në fakt edhe pse ardhja me shumë bujë e Çelës në krye të këtij dikasteri nuk është se ka sjellë ndonjë risi në lidhje me vijimin e punës hetimore. Një prej ngjarjeve më të rënda që kanë ndodhur dekadën e fundit është ende e pazbardhur edhe pse pretendohet se është mundësuar zbulimi i autorëve. Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Dodë Prengës është ende një mister i madh ashtu siç janë mister edhe një sërë atentatesh e ngjarjesh të bujshme të vitit që lamë pas.  n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e tifozëve të Kombëtares Shqiptare, kur...

Lajme të tjera

Web TV