Do të kandidojë për kryetare bashkie? Ja si përgjigjet Grida Duma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në emisionin “Frontline” në News24, për politikën, reformën territoriale dhe afrimin e zgjedhjeve lokale, ajo u pyet edhe për lakimin e emrit të saj si një kandidate për kryetare bashkie.

Por Duma tha se nuk ishte në dijeni të këtyre zërave, teksa shtoi se nuk e ka menduar asnjëherë.

“Nuk e dija që është lakuar emri im për kryetare bashkie… nuk e kam menduar asnjëherë, absolutisht. Politika për mua është vokacion pastaj profesion”, tha ajo.

Ndërkohë e pyetur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjen për to, ajo tha:

“Unë besoj te vota, që është mekanizmi më i rëndësishëm sa i përket zgjedhjes së figurave përfaqësuese. Nuk besoj te listat e mbyllura por te listat e hapura.

Besoj se nga ana tjetër kandidatët duhet të jenë një frymë sinergjike, asnjë frakturë që të mos jetë e përfshirë.

Pavarësisht si do vijnë trajektoret e çuarjes së kandidatit të zgjedhjet lokale, vota pa diskutim.

Sa i përket reformës territoriale, ishte një ‘duhet’ dhe është një ‘duhet’. E pamë te Covidi, të gjitha zonat rurale paguanin para në dorë për të bërë një injeksion. Kur shkojmë te 92 bashkitë tregon se rritja e numrit i afrohet më shumë qytetarëve që kanë nevojë për shërbime.

Ca janë njësitë administrative të sotme? Se u ka ndryshuar emrin, ka ndryshuar cilësia? Këto kanë hequr konceptin e demokracisë dhe delegimin e pushtetit”, u shpreh Duma.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV