“Kondicionerin 19 gradë, karikuesin jo në prizë”/ Kreu i KESH: Do ndryshojë fasha 800 kw

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza energjetike ka vënë në lëvizje gjithë Evropën, me secilin shtet që po ndërmerr masa për të parandaluar krizën.

Lidhur me situatën në vendin tonë, kreu i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.

Verdho deklaroi se vendosja e kufirin të harxhimit prej 800 kilovat për qytetarët u bë me qëllim ndërgjegjësimin për të kursyer, ndërsa shtoi se kjo fashë mund të ndryshojë në varësi të ecurisë.  Ai theksoi se nëse qytetarët ndjekin këshillat, nuk do kenë probleme për të kursyer.

“Kjo nisëm u morr për një arsye, fushata e kursimit. Skenari më i keq u shmang. Ekspertët kanë marrë për bazë elektroshtëpiaket në shtëpi, lavatriçja njëherë në dy ditë etj dhe kanë bërë llogaritë që ka arritur në kufirin 500 kw, një familje e mesme harxhon kaq. Familjet që harxhojnë pa kriter dhe nuk kursejnë shkojnë mbi 800 kw. Në flasim për një 14% që duhet të nisin kurismin. Mos ta marrin me stres. Të zbatojnë këshillat që ne japim. Kondicionerin ta mbajnë 19 gradë kur jashtë është -5 gradë, hiq karikuesin nga priza etj. Të gjitha këto ja vlejnë.

Absolutisht po që do ketë ndryshime në kufi, por për mirë, ne presim për mirë. Do shohim si është këtë vit mesatarja e harxhimit duke e krahasuar me vitin e kaluar. Mund edhe të hiqet. Në një moment të caktuar kur efekti i kursimit hyn në ndërgjegjen e njeriut ai nis dhe zbatohet. Nëse do ndjekim këshillat e KESH-it për konsum, ulet konsumi dhe ne arrijmë të përballojmë nevojat me rezervat që kemi.

Nëse abuzimet vazhdojnë, edhe ata që e shpërdorojnë do ketë këshillime dhe masa për ta ulur konsumin, ndërsa për ata që e vjedhin do ketë sanksione.

Nuk do kemi ndërprerje për shkak të rezervave që kemi, sepse mjetet për prodhimin e energjisë do vihen në punë, por na duhet ta ruajmë energjinë, të kursejë dhe do ja dalim me forcën tonë.” deklaroi ai.

Të fundit

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i...

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Rrokaqielli i përdredhur’, që kushtoi 1 mld dollarë por mbeti thuajse bosh

Në Dubai ndodhen plot 27 rrokaqiej që ofrojnë çdo lloj luksi dhe rehatie. Burj Khalifa, 829 metra, është ndërtesa më e lartë në botë...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Raketa më e madhe e Space X përgatitet për nisje në hapësirë

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i SpaceX, ka folur së fundmi për planet e tij ambicioze në lidhje me raketën Starship dhe qëllimin...

Lajme të tjera

Web TV