Prek Kodra erdhi në korrik në Shqipëri, ju mor ADN-ja dhe u pyet për ekzekutimin e Reçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Prek Kodra, një prej emrave të dalë së fundmi në korrespodencën e postës elektronike të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, rezulton një person jo i panjohur nga policia kriminale në Shqipëri.

Kodra ka qënë pjesë e një hetimi operativ të kryer, mes njësisë së antiterrorit në Kosovë dhe Shqëipëri, lidhur me planin e ekzekurimit të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Por mësohet nga burime të mirë informuara se emri i Dukagjinasit del dhe tel dosja penale e vrasjes së Kastriot Reçit.

Ngjarje kjo e ndodhur në Rrëshen në datën 7 janar 2020.

Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria e Lezhës, Prek Kodra, nga viti 2020 ka qënë person i dyshuar si autor i mundshëm i ngjarjes.

Por për shkak se nuk gjendej në Shqipëri, marja e një analize AND-jë nga policia ka qënë e pamundur.

Për dobi të kësaj çështje hetimore, Kodra është shënuar në sistemin kufitar TIMS me ngjyrë “Rozë”.

Dhe sapo ka zbritur në RINAS në muajin Korrik 2022 Prek Kodra është shoqëruar me qëllim marjen e një kampioni ADN-je.

Nga testimi i profilit të ADN-së së Kodrës me profilin e ADN-së të sekuestruar në banesën nga u qëllua me snajper Kastriot Reçi, nuk u gjendët të dhëna përputhshmërie. E njëjta situatë ka dalë edhe me krahasimin e gjurmëve të gishtave.

Gjurmët e gishtit të Prek Kodrës, policia dhe prokuroria e Lezhës i ka pasur prej vitit 2016.

Kohë kjo kur Prek Kodra, ka qënë i dyshuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë së Gjykatës, Dritan Lorenci.

Këto gjurmë gishti janë krahasur me ato të gjetura në vendin e ngjarjes dhe rezultoi një përgjigje negative.

Njëherësh Prek Kodra, është marë në pyetje në muajin korrik 2022, i cili ka dhënë dëshminë e tij lidhur me vendodhjen e tij ditën e krimit.

Lexo edhe :  I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Emri i Kodrës, përfshihet nga policia kriminale dhe në ngjarje të tjera, si person i arrestuar gjatë fushatës elektorale në Dukagjin dhe jo vetëm.

Ndërsa pas hakërimit të e-mailit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, emri i Prek Kodrës, del së fundi dhe për një plan vrasje me snajper të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Deri në këtë fazë, kjo çështje është ndjekur vetëm në kuadër të informacioneve operative në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa në asnjë moment nuk është marë asnjë masë ndalimi për Kodrën si person i këtij plani kriminal.

Paraprakisht mësohet që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti.

Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV