Thirrja e Presidentit, Mustafaj: Do jem në 2 mars për kauzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- ministri i jashtëm i PD, Besnik Mustafaj ka thënë se do të jetë në 2 mars i pranishëm në shesh për kauzën që ka ngritur Presidenti Ilir Meta.

Ai shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që Rama nuk e ka pushtuar ende ndërkohë shprehet se Meta me manifestimin që po thërret kërkon të ndërgjegjësojë shqiptarët se demokracia shqiptare është përballë një rreziku serioz që po i kanoset.

Kushtetuta sipas Mustafajt nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit në momente delikate të demokracisë ndërkohë ai thekson se Meta ka thirrur manifestim dhe jo protestë, duke bërë dallimin midis të dyjave pasi manifestimi është formë më e butë se protesta.

Duke kuptuar në thelb kauzën, unë do shkoj në shesh pasi kërkon mbrojtjen e opinionit publik dhe shkon përtej Ilir Metës. Problemi pastaj është Gjykata kushtetuese e cila është i vetmi institucion i papushtuar nga shumica qeverisëse dhe Rama, që po përdor metoda të dënueshme penalisht. Nëse Rama e pushton atëherë na çon në referencën që folëm më parë.

Ju mund ta dini më mirë nëse do të ketë reagim apo jo nga populli, por populli në masën që do të reagojë do të tregojë se në ç’masë është i ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë.

Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës.

Në momente delikate për demokracinë Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit por nëse i kalon caqet, tejkalon një kuadër atë për çfarë po mblidhet ky tubim atëherë pozicioni i tij si President lëkundet.

Ka një shurdhëri totale të kryeministrit ndaj manifestimit popullor dhe Presidenti nuk do dalje në protestë por në manifestim dhe është një gradë më e butë se protesta. A do të ketë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar kryeministri, unë mund ta bëj një prognozë edhe për protestat e vitit të kaluar por kjo nuk është një gjë që njerëzit mos pohojnë problemin e tyre.

Nuk ka asnjë rëndësi çfarë besoj unë, ne në këtë rast si vëzhgues dhe opinionist analizojmë se çfarë deklaron nismëtari, dhe thotë se ka paralajmëruar një dekret, a është metaforë apo paralajmërim për një akt konkret atë nuk e di por unë kam prirjen që është një metaforë pasi ka një ceremonial për shkrimin e dekretit dhe nuk është vendi i përshtatshëm sheshi për të shkruar një dekret”, u shpreh Besnik Mustafaj i ftuar në News24

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV