Trondit gazetarja e njohur: Ervis Martinaj po përgatiste hakmarrjen për Brilantin, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej më shumë se një muaji, të gjitha faqet e para të gazetave, edicionet informative, emisionet dhe panelet televizive, gëluan me lajmin e zhdukjes së të ashtuquajturit, “mbret i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj.

Disa thanë se u zhduk me të vërtetë, të tjerë se gjithçka është një inskenim, të tjerë flasin për ekzistencën e një videoje teksa digjet në vaskë acidi, disa të tjerë për prezencën e tij në Meksikë.

Gazetarja Aida Topalli jep informacione që sipas saj janë të siguruara nga burime koefidenciale e të sigurta.

Postimi i plotë:

Vrasja e Arben Mërkurit apo i njohur ndryshe me nofkën “Maneci”, shënon edhe kthesën në historinë e jetës triumfatore të deriatëhershme të Ervis Martinajt.

Ishte pikërisht ky i fundit që e donte të vdekur këtë personazh të njohur të botës së krimit, i përfshirë në plot 12 ngjarje kriminale.

Dy muaj më vonë, mbretit të lojërave të fatit, i ekzekutohet në atentat, “pika e tij e dobët”, Brilant Martinaj. Me vrasjen e tij, Ervisi u ndje realisht i kërcënuar, për të mos thënë që parandjeu fundin.

Me lidhje të forta në aksin Shijak-Durrës, Martinaj, i ndihmuar nga miqtë e tij atje ( dyshohet se u ndihmua nga Avdylajt), bie në gjurmët e vrasësit të nipit të tij.

Informacioni i vjen nga personi që kishte ekzekutuar Arben Mërkurin. Ky i fundit e siguron kapon e lojërave të fatit, se vrasësit ishin një grup tjetër nga Durrësi. Bëhet fjalë për “Pojat”, ata që dyshohet se ekzekutuan Edison Harizjan, mbrëmjen e 6 nëntorit 2018, po në qytetin e Durrësit.

I mbuluar nga mania për të marrë hak… i duhej dikush që t’i dilte në krahë. Të vetmnit që kishin mbetur, ishin vlonjatët. Ajo që i lidhte, ishte armiku i përbashkët.

Dy ditë pas vrasjes së Brilant Martinajt, Ervis Martinaj udhëton drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Lirisht, pa rënë në sy të policisë, megjithëse kishim të bënim me një person të shpallur në kërkim nga SPAK.

Lexo edhe :  Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës

Martinaj kërkon aleancën e tyre për hakmarrjen e Brilantit. Pas një jave negociatash në këtë qytet, vlonjatët refuzojnë kategorikisht të marrin pjesë në atentate jashtë territorit të tyre. Këta të fundit, e njohin mirë ligjin e bandave. Janë të betuar për mosprishje territoresh.

Pasi mori refuzimin e tyre përsa i takon territorit, por nga ana tjetër mori garancinë e tyre se do ta mbronin, Ervis Martinaj kërkon të rikthehet në Durrës, për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e personave që ai dyshonte se kishin ekzekutuar në mënyrë barbare, njeriun më të afërt të tij.

Rreth datës 4-5 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga Vlonjatët, niset në drejtim të Tiranës. Këta të fundit, e dorëzojnë në ambjentet e një autogrilli në Vorë dhe kthehen në territorin e tyre. Ndërkohë që prisnin informacionet nga njeriu që iu kishte zgjatur dorën për ndihmë.

Dy ditë më pas, përkatësisht në datat 6 dhe 7 gusht, Ervis Martinaj, i shoqëruar nga polici Jeton Lami dhe e dashura e tij, shkojnë në Durrës ku qëndrojnë një natë, dhe të nesërmen merren po nga Jeton Lami.

Pasi ndahet nga e dashura, sipas burimeve koefidenciale, Ervis Martinajn shkon në takimin e shumëpritur, atë ku do të merrte informacion se kur do të zbarkonin për pushime në Dhërmi, njerëzit që vranë Brilant Martinaj.

Ky takim u zhvillua mes Durrësit dhe Shijakut. Po të njëjtat burime, theksojnë se Ervin Martinaj, ka takuar për herë të fundit Aldo Avdylin dhe shokun e tij të ngushtë, një djalë i shkurtër dhe i shëndoshë.

Pra, sipas burimeve, Ervis Martinaj, për herë të fundit është parë në aksin Durrës-Shijak, aty ku do të takonte edhe miqtë e tij, Avdylajt.

Ndaj kam disa pyetje: Kë ka marrë në pyetje policia për këtë ngjarje? A i ka të gjitha lëvizjet e Ervis Martinajt?

Nëse po, pse është kaq e vështirë, për të konfirmuar ose jo, vdekjen e tij?

Të fundit

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit...

Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma...

Çfarë parashikon Plani i ri/ Shqiptarët nuk do të lejohen të përdorin makinat çdo ditë!

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo sasi e shumëllojshme, përfshi edhe...

“Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Lajme të tjera

Web TV