“Ngrite lart flamurin shqiptar”, Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes kampionit Abakarov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, fitoi medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes në Beograd para pak ditësh, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Ndaj sot, ai u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

“Said dhe Zelim jam shumë krenar për ju! Për të gjithë ata që thonë ‘nga është ky’ apo ‘nga është ai’, dua t’u kujtoj ndjesitë që kemi pasur ne si shoqëri, kur një peshëngritës apo një atlet i yni, garonte për flamurin grek. Jetojmë në një botë globale, ku deri dje Shqipëria ishte vendi që braktisej, sot është vendi ku ka histori suksesi, si vendi i ri jo vetëm i dy mundësve tanë, jo vetëm i Matvei Petrov, kampionit tonë të gjimnastikës, apo i sportistes italiane që na është bashkuar me ekipin e skive, apo Brikenit dhe Luizës, të cilët nuk janë dorëzuar, kanë luftuar, dhe sot me kushte më të mira, dalin kampionë”, tha Veliaj.
Ai shtoi se kampionët si Abakarov, Matvei Petrov, Brikeni apo Luiza, duhen mbështetur dhe jo paragjykuar.
Abakarov e mori shtetësinë shqiptare disa javë më parë, në prani të kryebashkiakut Veliaj, në një ceremoni betimi të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkaq, Veliaj i përcolli mundësit falenderimet e kryeministrit Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Nju Jork.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV