Doktor Zhivago, romani që u shfrytëzua nga CIA për të shkaktuar trazira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lara Prescott tek libri “Were We Here Here” rrëfen se si CIA përdori romanin e Boris Pasternak si një mjet propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë.

Muajin e kaluar, Lara Prescott po përgatitej të diplomohej pas studimit trevjeçar për shkrime krijuese në Universitetin e Teksasit. Dy javë më vonë, ajo është bëri një marrëveshje librash me vlerë të paktën 2 milion dollarë (1.5 milion £), pasi botuesit në të dy anët e Atlantikut u ndeshën për të marrë romanin e saj të parë.

Ne “Were We Here Here” Preskott tregon historinë se si CIA kontrabandonte kopje të romanit klasik të Boris Pasternak, “Doktor Zhivago” në Rusi gjatë Luftës së Ftohtë, në një përpjekje për të shkaktuar trazira.

Prescott filloi të shkruajë romanin në vitin 2015 pasi lexoi rishtazi dokumente të deklasifikuara në lidhje me përfshirjen klandestine të CIA-s në botimin rus dhe përhapjen e “Doktor Zhivago”. Dokumentet, me emra të redaktuar dhe detaje të errëta, e frymëzuan atë që të “plotësojë boshllëqet me trillime”, tha ajo.

Komploti i Zhivagos sillet rreth një historie dashurie midis Lara Antipova dhe Yuri Zhivago. Por, përshkrimet e tij mbi revolucionin e tetorit dhe luftën civile ruse, ashtu si dhe temat e saj që theksojnë rëndësinë e lirisë individuale përballë kolektivizmit të forcuar të BRSS-së, rezultuan që romani të konsiderohej armiqësor nga shteti. Por për mua, Zhivago është më shumë për jetën dhe dashurinë se sa për politikën. Bëhet fjalë për individë që mendojnë dhe qeshin, dhe e duan veten e tyre,” thotë Prescott.

Një nga dokumentet e deklasifikuar zbuloi se kreu i divizionit të CIA-s argumentoi në vitin 1958: “Mesazhi humanist i Pasternak – që çdo person ka të drejtën e një jete private dhe meriton respekt si qenie njerëzore, pavarësisht nga shtrirja e besnikërisë së tij politike apo kontributi për shtetin – paraqet një sfidë themelore për etikën sovjetike të sakrificës së individit ndaj sistemit komunist.”

Lexo edhe :  Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Një dokument tjetër thotë: “Ne kemi mundësinë që t’i bëjmë qytetarët sovjetikë të pyesin veten se çfarë është e gabuar me qeverinë e tyre kur një vepër e mirë letrare nga njeriu që pranoi se ishte shkrimtari më i madh i gjallë rus, nuk është në dispozicion në vendin e tij, në gjuhën e tij, për gjuhën e tij, për njerëzit e vet për ta lexuar“.

Historia se si “qeveritë dikur besonin se librat mund të ndryshojnë botën” ishte “një gjë që duhet të tregohet, ndoshta tani më shumë se kurrë“, tha Prescott.

Përgatiti: L.Veizi

Lara Prescott

 

Të fundit

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Lajme të tjera

Web TV