Berisha kujton se është viti ‘91

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Një skemë e vjetër me fytyra të vjetra u servir si gjetje e re e opozitarizmit. Skena u luajt dje ndërsa kryetari i Rithemelimit Berisha kishte mbledhur krerët e sindikatave për t’i dhënë krahë nismës së re të grevave në mbarë vendin, pas retushimit të paralajmërimeve verore për protesta vjeshtore. Gjithçka të kujton skemën e dikurshme të vitit 1991 ku në bazë të grevave të minatorëve dhe protestave nga ku sheshet u mbushën prej sindikatave, u trysnua fort që të binin dhe istikamet e fundit të diktaturës dhe ardhjen në pushtet të partisë së parë të pluralizmit në vend. Skema duket e njëjtë si në atë kohë, dhe çuditërisht janë edhe po të njëjtat fytyra si atëherë. Pra, jo vetëm Berisha që u rikthye sërish pas shpalljes non grata, por edhe të njëjtat fytyra që përfaqësonin sindikatat e dikurshme. Kanë kaluar mbi 30 vjet e të vjetrit nuk kanë çfarë ofrojnë tjetër veç të shkuarën e tyre. Por me një ndryshim, koha nuk është e njëjtë, PD nuk është më ajo e para dhe sindikatave u kanë mbetur vetëm të njëjtët personazhe që çuditërisht rezultojnë ende në krye të fosilizuar prej dekadash. Kjo qenka gjetja e re e Berishës për të rrëzuar maxhorancën. Jo rastësisht përpara disa ditësh jashtë sallës së parlamentit kreu i Rithemelimit befasoi me tezën e re se duheshin greva dhe vetëm greva për të larguar Ramën. Ndërsa kish ezauruar çdo ditë të gushtit në konferenca mediatike se shtatori do të ish një muaj i nxehtë protestash, pikërisht në fund të tij kapërcehet në ide ndryshme ku theksi vihet tek grevat qytetare. Se çfarë ka ndryshuar në luhatjet vendimarrëse të forcës më të madhe të opozitës nuk është e vështirë të abstragohet. Duket se sensorët e Berishës për kompaktësinë e të vetëve në betejë rrugësh e protestash kanë dhënë indikacione se jo vetëm nuk do të kish impakt, aq më pak zgjidhje nga trysnia e rrugës, por se kjo do të ezauronte në ekstrem energjitë e një opozite plot halle dhe që përpara ka betejën e zgjedhjeve lokale. Realisht beteja që do të tregojë dhe forcën dhe mbështetjen elektorale midis dy kaheve të politikës janë votimet dhe ky është një hall i madh për opozitën e fragmentarizuar dhe pa kohezion mes saj. Riardhja e Berishës me tezën se është e vetmja mënyrë për ti dhënë forcë PD-së e për të kompaktësuar votën e përcarë, mund të rezultojë një një dështim të ri e të paralajmëruar. Dhe kjo do të vërtetonte faktin se opozita jo vetëm humbi kohë me një eksperimentim non grata, por se e nesërmja e zgjedhjeve vendore mund të shënojë futjen në një fazë të re të krizës brenda saj.

Lexo edhe :  Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

Fakti që Berisha nuk kursehet të dalë edhe tre herë në ditë në ekranet televizive është tregues i qartë i këtij halli të madh. Jo thjesht për non gratën. Porse realisht çfarë mund të sjellë si novitet për një politikë ndryshe të PD-së? Risjellja e një skeme të vjetër të vitit 1991 me greva sindikatash e grupesh qytetare për efektet e krizës, e në këtë mënyrë për ta monopolizuar e përdorur si lëvizje, dëshmon se lideri i vjetër nuk ka më risi për të dhënë. Dhe PD duket se nuk po nxjerr mësim as nga çfarë ndodh rrotull nesh por thjesht riciklon të shkuarën e vet. Shembulli i çfarë ndodhi në Itali ku e djathta, për të maksimalizuar mbështetjen e elektoratit, nxori si imazh të ri Melonin, duke lënë në rresht të dytë Berlusconin dhe Salvinin, ishte një shembull se qytetarët, përtej pakënaqësisë për qeverisjen apo për situatën, kërkojnë një frymëzim të ri dhe imazhe të reja që mund ti japin shpresë për ndryshimet e mirëpritura. Vështirë se italianët mund t’ia besonin këtë mission ndryshimi Berlusconit, sado që i ka dhënë tonin politikës atje për 30 vite duke qenë dhe kryeministër në kohë të ndryshme. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Nuk është më as ajo e vitit ’91, as ajo e viti 2005 kur Berisha ripërsëriti fitoren e tij. Nëse nuk i përgjigjesh evoluimit të shoqërisë, nuk mund të kesh kurrsesi besimin e saj. Ca më tepër nuk mund të aspirosh të marrësh mIsion qeverisjen nëse politika e veçanërisht opozita paraqitet e atrofizuar dhe me demencë për të kuptuar rrjedhat e kohës.

Sesa rëndë është situata e opozitës në vend mjafton të shohim se si po operon maxhoranca ndërsa po fillon faza e nxehtë e zgjedhjeve vendore. Në çdo rast, aq më tepër kur një maxhorancë ka një konsumim nga qeverisja 9 vjeçare, ajo do të kërkonte alenca për të mbajtur kuotat e larta. Por nuk ndodh kështu. Opozita është aq e dobët saqë maxhoranca as nuk i sheh të nevojshme alenacat me subjekte të tjera elektorale. Madje sfidën e drejton ndaj të gjithë spektrit të opozitës në tërësi, që duket se ka nisur të japë shenja të lëshimit e të shpërbërjes të asaj çka i mbante të lidhur në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Gjithçka dëshmon pra se jEmi në situate absurdi dhe në këto kushte nuk është çudi që të shohim në vijim veprime të dëshpëruara absurdi.

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV