Hoti: Po hoqëm taksën, javën e ardhshme na presin në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thënë se “Java tjetër është e rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, është shprehur ai.

Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA-në”, ka deklaruar Hoti.

Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Duhet ta ndjekim një rrugë bashkë me ta, për ta forcuar sovranitetin tonë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mbesim qeveri e izoluar, që nuk ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka vlerësuar Hoti.

Të fundit

Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare...

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të...

Shenjat e horoskopit që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën!

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për...

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse!

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës dhe PD-së sa i përket denoncimit të tenderit të...

Mbyllja e TikTok/ Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Tik Tok lidhur me vendimin për mbylljen e kësaj platforme. Rama thekson se ndalimi i Tik Tok për të...

Lajme të tjera

Web TV