Jemi në prag të sfidës Inter-Roma dhe mediat italiane kanë filluar të fokusohen aty. E ardhmja e Simone Inzaghit, ecuria e Romës dhe gara për titull, ndoshta këto të gjitha do të vendosen në sfidën e ditës së nesërme.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
La Gazzetta dello Sport hapësira në faqen e parë është gjithçka për Jose Mourinhon dhe për intervistën e tij ekskluzive: “Unë, Totti dhe Tripleta”. Trajneri verdhekuqve, për një rikthim të mundshëm të kapitenit në klub: “Ky problem nuk ekziston. Ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një simbol i Romës”. Më pas ai foli për triumfet me Interin: “Çdo trofe është i veçantë. Kjo është arsyeja pse dëshira për të fituar nuk do të zhduket kurrë”.
Corriere dello Sport hapet me teknikun italian Claudio Ranierin në prag të sfidës Inter-Roma: “Miku im Mou”. Ai tha: “Jose unik, në Milano i dhashë lamtumirën Motta-s”. Më pas shpërthimi i motrës së Cristiano Ronaldos ndaj tifozëve pas kritikave ndaj vëllait të saj: “Portugez të vegjël”.
“Në kokën e Pogbas” është titulli i torinezes Tuttosport. Ngjarjet familjare, ankthi i shkaktuar nga dëmtimi, problemet me kombëtaren: rikthimi në lojë do të anulojë gjithçka për francezin.
AS hapet me titullin kushtuar pilotit spanjoll të Formula 1: “Nuk jam i kënaqur me vitin tim”. Carlos Sainz rishikon sezonin e tij: “Isha shumë i frustruar që vuajta vitin në të cilin kam një makinë konkurruese”. “Dua të jem kampion dhe shpresoj të jem në luftë në vitin 2023”.
“Rinovimi Dembélé” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo. Barça dëshiron të lidh së shpejti kontratën e anësorit, i cili tashmë e njeh vullnetin e klubit.
Prestigjiozja Marca fokusohet tek superylli Brazilian i Real Madrid: “Rodrygo bëhet i forte”. Braziliani është lojtari në modë në Madrid. Humbja e Modric do ta mbajë atë si titullar pavarësisht rikthimit të Benzemas.
“Rubén Neves i preferuari” është titulli i Sport. Portugezi shkon deri në numra të plotë për të lehtësuar Busquets përballë operacionit të komplikuar të Neves.
Në Francë, L’Equipe i kushton faqen e parë trajnerit parizien Galtier: “Sfondi i një divorci”, për arsyet e ndarjes mes trajnerit aktual të PSG -së dhe Nice -s (përfshirë edhe drejtuesit e Ramazanit).