SHBA kërcënon Albin Kurtin: Hiqe të gjithë tarifën ndaj Serbisë, je duke bërë një gabim serioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Albin Kurtit për të hequr me kushte tarifën ndaj Serbisë.

Sipas Kurtit, më 15 mars tarifa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, tarifa do të rikthehet sërish në 100 për qind më 15 qershor.

Por, Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, duke thënë se pozicioni i SHBA-së është i qartë dhe se tarifa duhet të hiqet plotësisht. Ai shkruan më tej se Kurti ka bërë një gabim shumë serioz.

“Ne nuk e mbështesim heqjen e tarifës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifa duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, po dje më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli në një konferencë për shtyp duke deklaruar se do ta heqë tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Ndërsa ka renditur edhe kushtet për Serbinë.

Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Lexo edhe :  'Transparent Albania', Rama: Kjo platformë do jetë urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit

Ai ka ftuar Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet se do ta ndërpres fushatën për ç’njohjet rreth Kosovës.

Kurti ka thënë se taksa tërësisht do të hiqet më 1 prill për një periudhë 90 ditore.

Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri.

Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV