Kriza energjetike/ Rama: Të kursejmë energjinë, s’duam të aplikojmë fashën 800 kWh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Teksa përgëzoi qytetarët për shtëpitë e reja, Rama u ndal edhe në krizën energjetike, ku bëri thirrje që të kursejmë energjinë elektrike.

“Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo ka rolin e vetë në frenimin e inflaiconit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi i vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë.

Janë dy anë të një rrugë shumë delikate. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundeni, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nëse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800kWh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve. Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve.

Lexo edhe :  'Budallenj ishin gjermanët...?'/ Rama: Populli i jep votën kujt ka ende për të dhënë

Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të nergjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë hde aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë. Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës”, deklaroi Rama.

Të fundit

Ledri ironizon Sarën? Padashje tregon arsyen e ndarjes së tyre

Megjithatë, ajo që ka marrë më shumë vëmendjen është audio që Ledri i ka bashkangjitur videos. “S’donte të ishte në...

Rikthehen reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira...

A uleni shpesh këmbëkryq? Pesë arsye pse duhet ta shmangni

Të gjithë ne kemi mënyrën tonë të të qëndruarit ulur dhe të ndihemi rehat, por kjo nuk do të thotë se nuk e sforcojmë...

Çfarë i ndodhi? Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas një raporti të Associated Press. Papa...

A do të jetë pjesë e Big Brother Albania? Xheneta Fetahu flet në “Fan Club”

Së fundmi është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë. Gjithsesi, këto aludime...

Lajme të tjera

Web TV