“‘Sipas burimeve të mia’… kjo është turp”/ Ngjela: Burimet janë pronarët e televizioneve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme analisti Roland Qafoku ka bërë një status të gjatë, në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me situatën kriminale në vend dhe mënyrën e gabuar, siç ai e konsideron, të raportimit të gazetarëve.

Referuar emisionit “Now” të Erla Mëhillit në “Euro News Albania”, ku ai ishte i ftuar një natë më parë, Qafoku thekson se nuk është fare gazetari, e jo më gazetari investigative, kur një reporter, gazetar, redaktor, kryeredaktor që artikulon në një studio televizive, me zë dhe figurë, të dhëna që nuk i vërteton.

“Në të shumtën e rasteve kjo e dhënë nuk shoqërohet me prova por me frazën klishe dhe demode ‘sipas burimeve të mia’. Unë nuk di, as nuk njoh, as nuk kam parë dhe as të kem dëgjuar që në një vend perëndimor ekziston ky stil gazetarie”, shkruante ndër të tjera analisti. Sipas tij, fatkeqësia është se kjo panoramë tashmë është kthyer në fenomen.

“Ky stil mund të jetë gjithçka, por vetëm gazetari investigative nuk është kurrë”, kështu e ka përmbyllur Roland Qafoku shkrimin e tij, që ka ngjallur shumë reagime.

Midis të tjerësh, ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili ka lënë një koment në statusin e analistit.

Sipas avokatit, pas frazës “sipas burimeve të mia”, qëndrojnë vetë pronarët e mediave. Ai e quan situatën qesharake, që vijon në 30 vjet.

“Po pse, o Roland! nuk e çon të vërtetën deri në fund.
Ta dinë të gjithë: gazetarët që thonë ‘sipas burimeve të mia’, ‘burimet’ rrjedhin nga pronarët e televizioneve. Kjo është e vërtetë absolute. Dhe ajo më e sakta, është fakti që këta gazetarë i marrin ‘burimet’ nga pronari, kurse në 70-80 përqind të rasteve, pronarët i marrin nga Sali Berisha. Mulliri Sali, bluan, krijon dhe shpërndan gënjeshtra gjatë gjithë ditës. Është një situatë qesharake që vijon në 30 vjet…”, shkruan Ngjela.

Lexo edhe :  Lufta ndaj korrupsionit/ 33 zyrtarë të lartë në hetim, 19 prej tyre dërgohen në gjykatë

Të fundit

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi del në fushatë për PD

Pasi shfaqi publikisht mbështetjen për kushëririn e tij, Elton Rroshi kandidat për deputet nën siglën e PD-Aleanca për Shqipërinë...

FIFA i mbyll Shqipërisë 20% të stadiumit për ndeshjen me Serbinë/Shkak sjellja e tifozëve

Më pak se dy muaj nga dueli emocionues që përfaqësuesja jonë e futbollit do të luajë me Serbinë, në kuadër të eliminatoreve të Kupës...

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza...

GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës ‘arrest në burg’!

Këtë të mërkurë, 16 Prill, gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Bani, pritet të shqyrtojë kërkesën për lirim nga qelia të kryetarit të Bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV