Zyrtare/ Zbulohet qyteti ku do të mbahet ‘Eurovision 2023’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023, kanë konfirmuar Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC.

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 maj ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj.

Ky është edicioni i 67-të të Eurovision, ndërsa në garë për qytetin mikëpritës ishte dhe Glasgow.

BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të konkursit.

“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle”, ka deklaruar mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest Martin Österdahl.

 

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV