Opozita e përçarë para zgjedhjeve/ “Përplasen” analistët: PD nuk bind dot gjysmën e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.”

Analisti Agim Baçi vuri në dukje se aleatët e Berishës nuk kanë shprehur dakortësin për primaret, ndërsa Plarent Ndreca theksoi se PD është e përçarë dhe nuk dihet kush e ka shumicën.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Ne po diskutojmë për taktikën e kategorisë së tretë, ndërkohë që loja bëhet në kategorinë e parë.

Baçi: Ia ka dhënë opozita këtë shans atyre që përfaqësojnë mazhorancën të thonë është kategori e tretë e katërt, pro nuk është ashtu.

Ndreca: Kuptohet sa qesharak është ky diskutimi, ata do bëjnë primare me simpatizantë, kur kanë gjysmën e vet që nuk e bindin dot. E kuptoni ca niveli politik është opozita sot? Ata nuk bindin dot gjysmën e vet.

Xhafo: Ji i kujdesshëm kur thua janë gjysma, se gjysmat janë një e plotë.

Ndreca: Juridikisht nuk ka një vendim të formës së prerë se kush e ka shumicën.

Xhafo: Berisha nuk ka shumicën e grupit, por Alibeaj nuk ka bazën. Ky është fakt.

Ndreca: Kjo nuk është provë.

Xhafo: Pse 6 marsi nuk është provë kush e ka bazën?

Ndreca: Këta politikisht nuk arrijnë dot të ulen në tavolinë dhe të bien dakord ça duan të bëjnë me PD-në. Kemi non-grata një person që pretendon të bëhet kryeministër i këtij vendi.

Xhafo: Pse ia qan hallin opozitës.

Ndreca: Sepse është aktor në lojë.

 

Të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Lajme të tjera

Web TV