Skenarët optimist/ “Ulet papunësia, vitin e ardhshëm bie dhe inflacioni”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dalë sot në një konferencë për mediat me përfaqësues të misionit të FMN dhe guvernatorin e BSH Gent Sejko.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend edhe pse është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë, sërish mbetet më i ulëti në rajon.

Sipas Ibrahimaj, gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje.

“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë, siç ka pasur në vendet e rajonit e më gjerë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%.

Papunësia u ul në 11.3 % në 6 muajt e parë. Punësimi u rrit me 4.3% në gjysmën e parë të vitit. Kemi pasur një rritje me 35% në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Aktualisht leku është nënçmuar me 8% ndaj dollarit dhe mbiçmuar ndaj euros me 4%.

MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ. Gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta. Ne do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje.

Inflacioni në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataren e BE-së ka qenë ndjeshëm më i ulët. Në gusht 8% inflacioni”, deklaroi Ibrahimaj.

Të fundit

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

Lajme të tjera

Web TV