Pas kërkesës së disa deputetëve opozitar, Konferenca e Kryetarëve vendosi për zhvillimin e debatit publik urgjent në Kuvend në lidhje me situatën energjetike në vend.
Mësohet se seanca u la që të mbahej më 20 tetor, ku do të diskutohet për gati 240 minuta. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili theksoi se llogaridhënia do të çohet për abuzimet sipas tij të qeverisë me energjinë.
“DEBAT NE KUVEND PER ENERGJINE NE 20 TETOR!! Debati i kerkuar nga 15 deputetetet e Partise se Lirise dhe te Partise Demokratike per situaten energjitike do te zhvillohet me 20 tetor ne Kuvendin e Shqiperise. Llogaridhenie deri ne fund dhe Trasparence per menaxhimin kriminal te qeverise per energjine elektrike. Shperdorimi me miliarda euro dhe hedhjen ne kurriz te qytetareve te thjeshte te te gjithe barres se korrupsionit te tmerrshem me energjine permes provokimeve mafioze te qeverise me rritjen e çmimeve!!”, shkruan Petrit Vasili në profilin e tij në Facebook.