Amnistia Fiskale/ PS e vendosur, gati ligji për në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste tha se Amnistia Fiskale do të votohet në Parlament, pasi po kërkohet nga shqiptarët. Ai sqaroi se “kemi qenë të qartë që përjashtohet çdo aktivitet kriminal dhe çdo person i ekspozuar”.

Partia Socialiste duket e bindur për të kaluar në Kuvend, Amnistinë Fiskale pavarësisht qëndrimit kundër të ambasadorëve. Në përfundim të mbledhjes së grupit, kreu Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do ta kalojë këtë nismë ligjore, sepse është kërkesë e qytetarëve në Këshillimin Kombëtar. “Na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e shqiptareve e mbështet këtë nismë, që synon kalimin e Shqipërisë në një fazë tjetër drejt formalizimit, pra është domosdoshmëri që na ndan nga tranzicioni që ishte i bashkëshoqëruar me informalitet”, deklaroi ai. Kreu i grupit parlamentar të PS-së sqaroi se “kemi qenë të qartë që përjashtohet çdo aktivitet kriminal dhe çdo person i ekspozuar, nga politikanët te familjarët e personave me të shkuar kriminale”. Balla shtoi se “e ka bërë pothuajse çdo anëtar i BE-së, ne do ta miratojmë amnistinë fiskale. Çdo deputet duhet të kuptojë që kjo është gjë e mirë për të ardhmen e vendit”.

Ndërkombëtarët kundër amnistisë

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor”. Ambasadorja Kim, tha se ka ardhur koha që Shqipëria të dijë të ndahet nga kriminelët, por në qoftë se paketa ligjore mbrohet me argumente si ai që “kryeqendra si Londra dhe Nju Njorku u ndërtuan me para të pista”, atëherë beteja është e humbur dhe do të minonte rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “”Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta neë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?”, tha Kim.

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV