Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Alfred Lela merr në mbrojtje Henri Çilin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Alfred Lela ka marrë sot në mbrojtje botuesin Henri Çili. Më anë të një komenti të shtjelluar Lela  thotë së Çili nuk është aspak ‘ikonë të luftës kundër krimit’ .

Mëngjesin e sotëm policia ndaloi Çilin për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës dhe prokurorisë së Përmetit.

Prokuroria pretendon se Çili ka përfituar prona dhe para nga i ati i Arbion Alikos, i cili është i dënuar përjetë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në vitin 2014, gjatë aksionit të policisë në Lazarat.

Alfred Lela i doli në mbrojte ish-punëdhënësin e tij sepse pak kohë më parë Lela ishte drejtor i gazetës Mapo, në pronësi të Henri Çilit.

Lela në komentin e tij thotë që policia të mos fyejë inteligjencën e shqiptarëve duke e përdorur Çilin si ‘ikonë të luftës kundër krimit’ .

Gjithashtu, daljen publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Lela e konsideron shumë ironike.

Lela e mbyll shkrimin duke thënë se Çili nuk është ‘peshku i madh’ i reformës në drejtësi.

Por, ndërkohë Zëri i Amerikës shkruan se Henri Çili u implikua nga vëllai i bashkëjetueses.

Komenti i plotë i Alfred Lelës

Ndalimi i Henri Çilit, një personazh i njohur publik, me një varg akuzash, që shkojnë nga ‘mashtrimi’ deri te ‘ndikimi i organeve të drejtësisë’, u bë lajmi i madh i ditës sot në media. Sigurisht, Çili duhet të përgjigjet para ligjit për akuzat e ngritura ndaj tij dhe, sipas një parimi të shenjtë të drejtësisë, ai mbetet i pafajshëm derisa të provohet fajtor.

Policia e Shtetit, me anë të drejtuesve më të lartë dhe nëpërmjet operacioneve të shumëfishta, duke kryer kontrolle në UET dhe më pas në shtëpinë e botuesit, ka bërë gjithçka që të përdorë Çilin si ‘poster man’ të një rrjeti të dyshuar kriminal, për të ngritur një shtjellë komunikimi publik të cilën, të paktën ne gazetarët, duhet ta shohim vëngër dhe me dyshim.

Pas Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që doli në një konferencë speciale shtypi, u shpreh publikisht edhe ministri Lleshaj: me një status në rrjetet sociale ai foli për ‘organizatë të strukturuar kriminale’ dhe ‘efekte të reformës në drejtësi’.

Të bën të dyshosh një përkufizim i tillë i Henri Çilit si pjesë e një ‘strukture të krimit të organizuar’ ndërkohë që disa familje dhe disa personazhe famëkëqij të botës së krimit janë liruar nga kjo akuzë e rëndë për njëqind arsye e shumë ‘moskompetenca’. Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te reforma në drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi ‘small time’, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se ‘peshku i madh’ i parë i reformës në drejtësi është Henri Çili?!

Lexo edhe :  Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE

Është i kuptueshëm ngazëllimi dhe nxitimi, si i z. Veliu dhe i z. Lleshaj, si i policëve dhe prokurorëve të thjeshtë me publicitetin që u siguron emri i Henri Çilit. Eshtë shpagimi që ata kërkojnë dhe marrin të paktën për pak kohë (një ditë e ka edhe korbi, thoshte Camaj) nga njerëz që shkrujanë, botojnë, lobojnë, kanë një zë publik. Imagjinoni sa të lumtur do të ishin sikur të mund të arrestonin edhe Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë apo të establishmentit. Kjo nuk do të thotë se Çili ishte anti-establishment, ai ishte në fakt përfaqësuesi par excellence i establishmentit; mbrojtës për disa vite i qeverisë; i heshtur përballë korrupsionit të saj, të policisë, të prokurorisë dhe gjykatave.

Megjithatë, si zë i njohur i agorës publike, dhe jo si përfaqësues puritan i interesit publik, ai dhe të ngjashmit e tij, pjesë e komentariatit politik, zgjojnë mllefe dhe presin shpagime.

Paradoksalisht, heshtja e Çilit nuk funksionoi për të. Siç as piruetat. Askush nuk i doli për zot sot botuesit të disa gazetave, pronarit të një universiteti, individit me shumë lidhje, të hapura dhe okulte. Gazetarët dhe analistët duhet ta bëjnë, ama. Goditja shproporcionale ndaj Henri Çilit është goditje për të gjithë ne. Ndalimi (apo arrestimi) i tij do t’i shërbejë kryeministrit dhe njerëzve të tij për ta përforcuar tezën e tyre të ‘analistëve dhe gazetarëve të lidhur me krimin’.

Çili duhet të paguajë për kundravajtjet e veta (nëse ka), por ne duhet të mbetemi syçelë ndaj kundravajtjeve të pushtetit. Çfarëdo të ketë bërë kolegu ynë, ai nuk besoj të jetë koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as ‘peshku i madh’ i reformës në drejtësi.

Kush na shtyn drejt kësaj, ose është idiot vetë, ose na di neve dhe publikun për idiotë.

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV