“Marubi, një ndër muzetë më mbresëlënës të Evropës”/ Rama ndan shkrimin e “The Guardian”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë shkrimin e prestigjiozes “The Guardian”, e cila e rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës.

“Një histori fotografike e Shqipërisë”, kështu e përshkruan lexuesja Kloe, Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi i gjendur në qytetin verior të Shkodrës.

Për të, ai është një mrekulli.

Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri këtu në mesin e shekullit të XIX-të, kur vendi ishte nën sundimin osman.

Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës.

Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe dhe shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, shkruhet në artikullin dedikuar Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV