E FUNDIT/ NATO vë në levizje armët bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i NATO Jens Stoltenberg njoftoi sot përmes një konference për shtyp se organizata do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se në fakt, diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës, raporton abcnews.al.

Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.

Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.

Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e  Rusisë, por mbetemi vigjilentë.

Stërvitjet përkojnë me përshkallëzimin e fundit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore.

Pas këtyre deklaratave pati mjaft paralajmërime se Putini nuk po bënte bllof.

Doktrina bërthamore e Rusisë lejon një sulm bërthamor pas “agresionit kundër Federatës Ruse me armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.

Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Ajo ka 5,977 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,428, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Të fundit

Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare, çfarë do të thotë

Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar, ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Sipas të dhënave...

Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

Nga Ylli Manjani Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e tij në Facebook.  Ashtu është,...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga...

E vetmja kafshë nga e cila kanë frikë Australianët? Një zog, ja pse

Njerëzit australianë kanë një reputacion si të guximshëm dhe të patrembur - në fund të fundit, kur jetoni në një vend që ka çdo...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve...

Lajme të tjera

Web TV