Papa Françesku, papa – i vetmi njeri që i përgjigjet me po pyetjes “Pse kush je ti, papa? – i ka kërkuar besimtarëve të krishterë të heqin dorë nga diçka shumë specifike për Kreshmë. Ju lutem, tha ai, për atë Zot, për atë që është lart në qiell (po hamendësojmë këtu), po ju përgjërohem të hiqni dorë nga Instagrami. Mjaft me postimet. Fshini llogaritë.
Në fjalimin e tij të përvitshëm mbajtur për dhjetëra mijëra njerëzit në sheshin e Shën Pjetrit të Mërkurën e Hirtë, ditën që shënjon fillimin e Kreshmës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të hiqnin dorë nga “fjalët e panevojshme, thashethemet, përgojimet” dhe “më the, të thashë” sepse “jetojmë në një atmosferë të ndotur nga dhuna verbale, shumë fjalë të dëmshme dhe ofenduese, që vetëm amplifikohen nga interneti.”
“Sot,” vijoi ai, “njerëzit fyejnë njëri-tjetrin si të ishin duke thënë mirëdita.” Mund të themi që papës i ka ardhur në majë të hundës me memet që u bënë kur gjuajti duart e asaj gruas.
Për dyzetë ditë, deri të dielën e Pashkëve, besimtarët e krishterë përgatiten përmes pendesës, dhurimit, agjërimit dhe heqjes dorë nga diçka me rëndësi për të përjetuar vuajtjet e Jezusit që agjëroi për dyzetë ditë në shkretëtirë.