Gjiknuri prezanton Majkon si drejtues politik në Kukës: Vëmendje e shtuar e PS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar sot në Kukës Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik në këtë Qark.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të PS-së, tregon qartë për vëmendjen në rritje të kësaj force politike për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës.

“Në Kukës ku prezantova para strukturave të Partisë Socialiste Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik të këtij Qarku. Shpreha bindjen se Z. Majko do të jetë në gjendje që falë eksperiencës së gjatë politike t’u gjendet sa më pranë qytetarëve të këtij Qarku, jo vetëm duke ndikuar në shtimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve, por edhe nxitjen e nismave të përbashkëta ekonomike/zhvilluese me komunat më të afërta kufitare në Kosovë. Angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të familjes sonë politike tregon qartë për vëmendjen në rritje të Partisë Socialiste për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës”, shkruan Gjiknuri.

Të fundit

Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor

Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se shqiptarët nga ana tjetër po preferojnë gjithmonë...

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike

Nga Mero Baze Kur Albin Kurti, në delirin e tij, udhëtonte drejt Shqipërisë më 25 Prill 2021 me bindjen e plotë se vota e tij...

Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin intensiv në terren të çmimeve të produkteve ushqimore të shportës gjatë periudhës së festave të...

INSTAT ngre alarmin: Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të...

Anulimi i gjobave/ PS miraton ligjin, rrëzohet amendamenti i PD

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e vona të mbrëmjes se kaluar ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe...

Lajme të tjera

Web TV